Një shqiptar është prangosur në Varese të Italisë me 55 kg kokainë. Në momentin që policia i kërkoi të ndalonte, shqiptari tentoi që të largohej me makinë, por efektivët e ndoqën duke e bllokuar.
Në momentin që bënë kontrollin e makinës, shqiptarit iu gjetën në bagazh valixhet me kokainë, gjithsej 55 kg, e ndarë në disa pako me logon “coronavirus”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrjetit, ndërsa dyshimet janë se shqiptari ishte ndërlidhës dhe arrestimi erdhi në momentin që do të dorëzonte mallin./ db/Abcnews.al