“European Forum Alpbach”, Thaçi do të takohet nesër me Vuçiç

schedule10:11 - 24 Gusht, 2018

schedule 10:11 - 24 Gusht, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në, “European Forum Alpbach”. Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Të pranishëm në këtë event, përveç Vuçiç dhe Thaçit, do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe eurokomisioner I BE për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. Kjo është bërë e ditur nga presidenti I Kosovës me anë të një mesazhi në llogarinë e tij në Tëitter. “Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Evropë”, ka shkruar Thaçi. Ky forum organizohet në një kohë kur ka diskutime të mëdha lidhur me korrigjimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al