Problemet me tiroiden, trajtimi bashkëkohor në Spitalin Amerikan 2

schedule17:08 - 8 Shkurt, 2021

schedule 17:08 - 8 Shkurt, 2021

Spitali Amerikan 2 ofron një nga metodat më të fundit të ndërhyrjes kirurgjikale në gjëndrën tiroide. Nën kujdesin e kirurgut të përgjithshëm, dr. George Sakellariou, metoda e tiroidektomisë totale radikale aplikohet me sukses ndryshe nga teknikat klasike

“Operacioni ndryshon nga teknikat klasike që përdoren zakonisht. Së pari, pozicioni që vendoset koka e pacientit nuk bëhet me përthyerje të tepërt. Incizioni bëhet në një nga rudhat e qafës dhe është diku te 3.5-4 cm. Procedura është pa dhimbje dhe përdorim vetëm një suturë për të bërë qepjen e mbylljen e plagës. Vegla q ne perdorim eshte bipolari, harmoniku, e cila është e veçantë që pret dhe djeg,  nuk ligojmë dhe tiroidja pas kësaj procedure del intakte e gjitha e kapsuluar”, thotë Dr. George Sakellariou, Kirurg i Përgjithshëm, Spitali Amerikan 2.

Kirurgu i përgjithshëm në Spitalin Amerikan 2 tregon dhe avantazhet qe ka kjo teknike për pacientët që kanë problem me tiroiden.

“Avantazhet e kësaj teknike janë si më poshtë: Pacienti nuk ka nevojë më të rioperohet, nëse patologjia që ne kemi trajtuar është malinjë në 97% të rasteve operacioni që ne kemi kryer është kurues. Nuk ka dhimbje, pacienti mund të hajë, të flase apo të konsumojë lengje normalisht. Gjendrat paratiroide jane intakte, për rrjedhoje edhe balancat e kalciumit janë të paprekura.

Incizioni që ne bëjmë duke qenë se është i vogel dhe estetik, pas 6 muajsh nga ndërhyrja pothuajse nuk lë shenja fare tek pacienti.  Koha mesatare e operacionit varion nga 1 orë deri ne 1 orë e 15 min”, shpjegon ai.

Stafi i Spitalit Amerikan 2 shprehet se pacientët nuk duhet të neglizhojnë asnjë simptomë të gjëndres tiroide, ndaj duhet të konsultohen me specialistët e fushës. /abcnews.al