Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit. Ajo pëlqehet nga publiku jo vetëm për zërin, por edhe për performancat që dhuron.
E ftuar së fundmi në ‘NIN’, gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje”, u pyet saktësisht se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë.
“8 mijë euro”, ka zbuluar këngëtarja duke shtuar se ka pasur edhe vlera shumë më të ulëta.
Ndër të tjera, Anxhela u pyet sa i takon arsyes më serioze për të cilën është grindur me personin e zemrës.
“Unë s’kam qenë pa person zemre, kështu që mund të të jap shumë arsye grindjeje. E vetmja gjë që më acaron është xhelozia, për këtë mund të grindem. Pastaj në qoftë se personi i zemres grindet për gjëra të tjera, atëherë duhet të pyesni atë”, u shpreh Peristeri./abcnews.al