Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimi i Zlatan Ibrahimovic me Milanin, zbulohet kushti kryesor

schedule15:38 - 8 Shkurt, 2021

schedule 15:38 - 8 Shkurt, 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, po e vërteton se ai nuk po njeh limite në moshë. Edhe pse tashmë është 39-vjeç, bomberi suedez po i udhëheq kuqezinjtë këtë sezon, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e parë në klasifikim në Serie A.

Madje sipas raportimit të “MilanNews”, deklarata e trajnerit Piolit pas fitores kundër Crotones është një sinjal ndaj drejtuesve të klubit për rinovimin e kontratës së sulmuesit. “Zlatan duhet të vazhdojë të luajë”, ishin fjalët e italianit, mesazhi i të cilave është mëse i qartë.

 

Milan me shumë mundësi do të rikthehet në Champions League dhe mendohet se kjo do të jetë shtysa e madhe e qëndrimit të paktën dhe për një sezon në Milano të Ibrahimovic. Gjithsesi, gjithçka do të vendoset në fundin e sezonit, ku mbetet për t’u parë dhe renditja përfundimitare e “Djallit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!