VIDEO/ Momenti komik në City-Liverpool, Dias tërheq zvarrë Zinchenkon

schedule22:16 - 8 Shkurt, 2021

schedule 22:16 - 8 Shkurt, 2021

Manchester City po “fluturon” këtë sezon në Premier League dhe djemtë e Pep Guardiolës e vertëtuan se janë ekipi më në formë në Angli ditën e djeshme në “Anfield Road”. Liverpooll u dorëzua para “Qytetarëve”, të cilët triumfuan me rezultatin e thellë 1-4.

Ajo që ra në sy në ndeshje ishte bashkëpunimi në grup i lojtarëve të Cityt. Madje kamerat kanë kapur dhe një moment të bukur gjatë një goditje dënimi për Liverpool. Tashmë është kthyer në zakon që një lojtar të rrijë i shtrirë poshtë murit mbrojtës, për të shmangur golin e mundshëm që mund të vijë nga goditja poshtë murit.

Te Manchester City këtë rol dje e mori Oleksandr Zinchenko, i cili ishte kthyer me fytyrë nga portieri Ederson. Në atë moment muri lëviz paksa dhe ishte Ruben Dias që e ndihmoi mesfushorin të lëvizte. Portugezi e kapi shokun e skuadrës nga qafa dhe e tërhoqi në trajektoren e murit. Punë në ekip! /abcnews.al