Beqaj: Farmacistët me zero taksë, Basha do ua bëjë 0.5%

schedule12:25 - 8 Shkurt, 2021

schedule 12:25 - 8 Shkurt, 2021

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me deklaratat e këtij të fundit mbi mafian e produkteve farmaceutike.

Duke iu referuar programit të PD, Beqaj tha se farmacistët janë aktualisht me zero taksë, ndërsa Basha do ua bëjë 0.5%.

“Më 25 prill do të zgjidhni se kush do të qeverisë vendin. Ka disa ditë që Basha po prezanton programin, media të tjerash u thoshte farmacistëve se barnat i sjellin mafiozë. Për karrigen është i gatshëm të thotë gjithçka. Basha nuk ka qenë kryemi istër, pork a qenë ministër. Importuesit farmaceutikë në Shqipëri janë të njëjtët edhe para 2013. Lulzim Basha disa gjëra edhe i ka bërë. Si ministër ka vendosur taksë 10% mbi sëmundjen. Taksë që në 2013 ne u zotuam që do ta hiqnim. Barnat sot kushtojnë 40% më lirë se në 2013. Basha nuk ua tregoi të gjitha planet e veta farmacistëve, prej janarit 2021 çdo farmacist, shumica dërrmuese e kanë taksën zero. Basha do tu vendosë taksë 0.5% të qarkullimit vjetor. Jam i bindur se qoftë farmacistët, qoftë dentistët do të dinë të zgjedhin mes taksave dhe zero taksave”, tha Beqaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!