Ashtu siç kishte paralajmëruar abcnews.al gjatë fundjavës, moti i keq ka përfshirë vendin që prej orëve të vona të ditës së djeshme me reshje të dendura dhe erë të fortë.
Meteoalb theksoi se dallgëzimi në det do të shkojë deri në 6 ballë, gjë që ka bërë që në Durrës dhe Vlorë të pezullohet lundrimi.
Sëfundmi ka nisur një rrebesh i fortë shiu në zonën e Durrësit dhe Lezhë duke rrezikuar që të rikthehen përmbytjet në zonat që preken gjithnjë nga ky fenomen.
Gjatë orëve të fundit në pjesën jug-perëndimore dhe ultësirën perëndimore të vendit kanë rënë një numër rekord rrufeshë.
Moti pritet të vijojë i njëjtë gjatë javës dhe përmirësimi parashikohet të nisë vetëm pas datës 14 shkurt. /abcnews.al