Arkitektët Agisa Xhemalaj dhe Donald Lutaj ishin të ftuar sot në “Abc-ja e mëngjesit” ku folën për trendet e fundit e bibliotekave në ambientet e shtëpisë. Teksa shpjegoi disa variante, Lushaj tha se kërkesat për një bibliotekë në ambientet e dhomës së gjumit të fëmijëve janë rrritur, pasi prindërit duan t’i familjarizojnë me librin.
“Duhet të kemi një bibliotekë minimaliste, është një vlerë e shtuar kulturore. Mund t’i gjejmë në të gjitha hapësirat në banesa, në lokale dhe zyra. në shtëpi mund të rekomandoj në pjesën e sallonit dhe nëse është mundësia e krijimit të një këndi të vogël dhe në dhomën e gjumit.
Kohët e fundit kanë filluar dhe vetë po i kërkojnë më tepër dhe në ambiente të fëmijëve sepse duan t’i familjarizojnë me librin kur janë të vegjël,. Ndërsa ata që janë mundësi ose kanë një kënd relaksi e kërkojnë në pjesën e sallonit.”, tha Donaldi.
Agisa u shpreh se janë të shumtë klientët që kërkojnë një bibliotekë, që shërben si një mur ndarës mes dy ambienteve shtëpiake. “E kemi përdorur dhe në ambientet e banimit sepse ka klientë që kërkojnë open space dhe nuk duan mure ndarëse dhe bëjnë elementin ndarës nëpërmjet bibliotekës.
Është si një mur që ndan dy ambiente banimi por është e dukshme dhe nga pjesa e dhomës së gjumit dhe e sallonit. Në hyrjen e banesës mund të shërbejë si një element ndarës ndërmjet pjesës sës hyrjes dhe sallonit.”, shtoi ajo. /abcnews.al

