Tragjedi në Indi, shembja e digës shkakton tre paktën 14 te vdekur

schedule10:03 - 8 Shkurt, 2021

schedule 10:03 - 8 Shkurt, 2021

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 150 rezultojnë të zhdukur pas shembjes së akullnajës në Indininë Veriore. Akullnaja u rrëzua në një lumë duke shkaktuar kështu një përmbytje të madhe në Indinë veriore.

Ujërat e përmbytjes çanë një digë dhe sasia e madhe e ujit vërshoi nëpër një luginë në shtetin e Uttarakhand. Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punonjës nga dy hidrocentrale në zonë.

Qindra trupa, paramilitarë dhe helikopterë ushtarakë janë dërguar në rajon për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit. Ekspertët po hetojnë incidentin megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë mund ta ketë shkaktuar shembjen e akullnajës.

Zyrtarët thonë se 25 njerëz janë shpëtuar deri më tani. sb/abcnews.al/