Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “Fluturimi” i Lazios nuk ndalet, Immobile i dhuron fitoren e radhës

schedule22:39 - 7 Shkurt, 2021

schedule 22:39 - 7 Shkurt, 2021

Mjafton një gol i Ciro Immobiles për t’i dhuruar Lazios fitoren e gjashtë radhazi në kampionat. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit janë rikthyer në formën e shkëlqyer të sezonit të kaluar dhe sot mposhtën 1-0 Cagliarin në “Olimpico”.

Një ndeshje e vështirë dhe fitore me shumë vlera. Bomberi kryesor i Lazios dërgoi topin në rrjetën sarde pas një ore lojë, duke gjetur golin e 14-të sezonal në Serie A. Vendasit menaxhuan shumë mirë pjesën e mbetur të ndeshjes dhe siguruan tre pikët e radhës.

Lazio ndan vendin e katërt me Romën me nga 40 pikë, teksa Milani i vendit të parë është 9 pikë larg. Sfida e radhës në “San Siro” kundër Interit. Vedat Muriqi u hodh në fushë në minutën e 73-të nga trajneri Inzaghi, ndërsa Thomas Strakosha vijon të jetë i dëmtuar.

Sfida tjetër Parma-Bologna, përfundoi me triumfin 0-3 të ekipit udhëtues. Tre pikë fantastike për djemtë e Mihajlovic. Moment i vështirë për emilianët, të cilët renditen në vend të parafundit në Serie A. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!