Shqipëria ka bërë gati “pasaportën” për personat që janë vaksinuar kundër koronavirusit. Ashtu sikur njoftoi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, pasaporta e vaksinimit do të merret përmes e-Albania-s.
Por si mund ta marrin personat që janë vaksinuar?
Hapi i parë është futja te portali e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Covid-19” duke klikuar mbi dokumentin.
Më pas pasaporta e vaksinimit kundër Covid-19 me kodin unik do t’ju vijë në seksionin “Dokumentet e mia” te e-Albania.
Pasaporta që vërteton se një person e ka marrë dozën ka hapur debate mes vendeve të BE-së, por për momentin në vendin tonë më i rëndësishëm është fakti që të bëhet vaksina.
Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luftës./ db/Abcnews.al