Qytetarët mbushin liqenin artificial: Policia “lë” gjobat, këshillon qytetarët që ta mbajnë maskën

schedule15:27 - 7 Shkurt, 2021

schedule 15:27 - 7 Shkurt, 2021

Nga Glidona Daci

E diela i gjen qytetarët e Tiranës tek parku i Liqenit Artificial. Pjesa më e madhe e tyre shfaqen pa maska ndërkohë që justifikohen se kanë dalë për të dalë stërvitje. Forcat e rendit janë në terren për t’u dhënë këshilla qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid.

Siç shikohet edhe në pamje uniformat blu sensibilizojnë qytetarët të cilët nuk i mabjnë maskat. Kishte dhe nga ata persona të cilët s’po shikonin punonjës të policisë ose kamerat vendosnin maskën.

ABC vëzhgoi në terren nëse po respektohen maskat anti-covidt, të vendosura nga Komiteti Teknik. Por cili është mendimi i qytetarëve.

“Ne ruhemi se jemi moshë e thyer edhe i mbajmë maskat. Edhe nga liqeni që jemi për ajër të pastër maskat nuk i heqim, kemi frikë. Shumë gabim bëjnë në fakt.”

Gjithashtu ata thonë që të rinjtë janë ata që nuk majnë më tepër maskën.

“Pa maska, të rinjtë dalin më shumë dhe prandaj ka filluar edhe mosha më e re tani po infektohen.”

Të shumë janë qytetarët e kryeqytetit të cilët lëvizin pa maskë edhe pse Tirana vazhdon të jetë në krye të listës, me numrin më të lartë të personave të infektuar.

Personat që nuk mbajnë maskën nuk bëjnë asnjë koment. Siç shikohet edhe nga pamjet të gjitha lokalet pranë liqenenit artificial janë të mbushura plot me njerëz dhe nuk respektohet distanca sociale. /abcnews.al/