Një dygolësh i Raphael Varane i dhuroi Real Madrid fitoren 1-2 në fushën e Huescas. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 48-të.
FINAL #HuescaRealMadrid 1-2
¡El doblete de @raphaelvarane le da los tres puntos al @realmadrid en El Alcoraz! #LaLigaSantander#ResultadosLS pic.twitter.com/F0FGaPACFS
— LaLiga (@LaLiga) February 6, 2021
Javier Galan finalizoi me një eurogol një kundërsulm të shpejtë të Huescas. Kampionët në fuqi të Spanjës, reaguan dhe përmbysën gjithçka falë dygolëshit të mbrojtësit francez.
Varane barazoi sfidën në minutën e 55-të, ndërsa gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes ia doli sërish të dërgojë topin në rrjetë, duke i dhuruar tre pikët ekipit të tij.
41 pikë dhe vendi i dytë në La Liga për “Los Blancos”, të cilët numërojnë 7 pikë më pak dhe dy ndeshje më shumë se Atletico Madrid e vendit të parë. /abcnews.al