Shembet tuneli bërthamor në Korenë e Veriut, dyshime për mbi 200 të vdekur

schedule13:55 - 31 Tetor, 2017

schedule 13:55 - 31 Tetor, 2017

Mbi 200 persona mendohet të kenë humbur jetën nga shembja e një tuneli, në bazën bërthamore Pungie Ri në Korenë e Veriut. Bëhet fjalë për bazën e famshme nëntokësore në veri-lindje të vendit, ku kryen provat me shpërthime të kontrolluara të materialeve atomike që përdoren për prodhimin e raketave bërthamore.

Mediat japoneze bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 10 tetor, por është konfirmuar ditët e fundit përmes burimeve konfidenciale. Fillimisht 100 punonjës humbën jetën pas shembjes së një pjese të një tuneli në ndërtim. Ndërsa 100 të tjerë mendohet të jenë pjesë e ekipeve të emergjencës, të cilët ndërhynë për tu ardhur në ndihmë puntorëve të bllokuar. Por edhe ata humbën jetën pas shembjes edhe të një gjatësie tjetër të këtij tuneli.

Agjencitë shtetërore koreanoveriore nuk kanë bërë asnjë koment për këtë ngjarje. Tuneli ishte pjesë e projektit për zgjerimin e bazës më të madhe bërthamore në Korenë e Veriut. Baza Pungie Ri është nën monitorim të vazhdueshëm ndërkombëtar, e famshme për disa shpërthime nëntoksore bërthamore, që kanë shkaktuar lëkundje sizmike deri të magnitudës 6 të shkallës Rihter.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!