Pasi u shfaqen në SHBA dhe në disa vende në Europë duke bërë bujë, një monolit metali është parë sëfundmi në qytetin jug-lindor të Urfa-s në Turqi.
Mediat lokale bëjnë me dije se monoliti në formë trekëndëshi ku janë stampuar gërma të paraardhësve të turqve të sotëm është vendosur në një vend historik.
Fill pasi u pa aty, qindra qytetarë kanë rendur në vend për të bërë foto dhe video, ndërsa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën duke mos lejuar askënd që ta prekë, raporton abcnews.al.
Në krye të monolitit shkruhet: Shiko qiellin, do të duket ariu.
Nuk ka asnjë informacion se çfarë do të thotë kjo fjalë dhe nëse është mesazh për dikë, megjithatë ngjarja ka marrë vëmendje të madhe në Turqi. /abcnews.al