Yuri Kim: Sundimi i ligjit do tërheqë investime në Shqipëri, ja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi

schedule12:11 - 6 Shkurt, 2021

schedule 12:11 - 6 Shkurt, 2021

Duke shpërndarë në rrjetet sociale një artikull në lidhje me investimet amerikane në Shqipëri, ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim thotë se sundimi më i fortë i ligjit dhe gjykatat e pastra do tërheqin më shumë investimet.

Ajo shton se kjo është arsyeja pse reforma në Drejtësi ka rëndësi pasi sipas saj demokracia, mbrojtja dhe biznesi janë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Shqipëria ka potencial për të tërhequr investimet amerikane. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe gjeografi strategjike. Sundimi më i fortë i ligjit, transparenca dhe gjykatat e pastra do të tërheqin më shumë investime.

Kjo është arsyeja pse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të lidhura’ shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!