Nga Gjirokastra ku ka zhvilluar një takim me disa qytetarë dhe përfaqësues të fushave të ndryshme, Rama ka komentuar edhe darkën e ministrave të qeverisë te Nusreti, restoranti luksoz në Dubai.
Rama pranoi se njerëzit me të drejtë indinjohen nga ajo darkë, megjithatë shtoi se ata kanë të mirat dhe të metat e veta. Duke iu përgjigjur një sipërmarrësi në zonë, Rama tha se një gjë ëhtë e dukshme sesi ka ndryshuar sistemi i bujqësisë në këto vite.
“Nuk kam pasur mundësinë t’ju vizitoj, zëri më ka ardhur shumë shpesh që ju jeni një sipërmarrje ekslencë në sektorin e bujqësisë. Unë kam një respekt të veçantë te ata që investojnë te e ardhmja. Respekti lidhet për kurajon dhe largpamësinë dhe për respektin për ndihmën e madhe, se nuk është qëllimi juaj që ti tregoni të tjerëve se çfarë mund të bëhet. Duhet ti kthehem asaj, nëse doni të gjykoni me objektivitet atë që kemi bërë dhe duhet të prisni prej nesh referohuni pamjes së një kantieri të rindërtimit.
Nuk është një lagje ku njerëzit mund të banojnë. Është një lagje në ndërtim. Është dyfishuar toka që punohet në vend për shkak të sistemi të ujit. Nuk do të thotë se puna ka mbaruar. Ju jeni këtu, me të drejtë thoni keni ndonjë plan të sillni ujin apo jeni duke ngrënë te Nusreti. Se kështu është për fat të keq shembulli, nga një anë janë njerëzit që punojnë, nga ana tjetër janë ata që vetëm flasin e ngatërrojnë, duke u kapur ku të munden.
Disa nga personazhet publike shfaqen në një nga restorantet më të shtrenjtë kthen në një arsye për tek të pakënaqurit. Në fakt jo, ne nuk jemi as njerëz të rënë nga qielli, as të shenjtë, jemi shqiptarë me të mirat dhe të metat tona. Shumë gjëra do ti bënim më mirë. Por nuk mund ta diskutojmë psh me çfarë ishte sistemi i bujqësisë para 7 vitesh”, deklaroi kryeministri. g.v/abcnews.al