Ronaldo bëhet nostalgjik për 36-vjetorin: Më vjen keq që nuk mund të vazhdoj edhe 20 vite tjera

schedule21:30 - 5 Shkurt, 2021

schedule 21:30 - 5 Shkurt, 2021

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka festuar sot 36 vjetorin e lindjes, duke u bërë nostalgjik për vitet e tij në futboll.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka kujtuar kohën kur ishte i ri në qytetin e Madeiras në Portugali, gjithashtu edhe udhëtimin e tij të karrierës së bujshme në Angli, Spanjë dhe në Itali.

“36 vjeç, e pabesueshme! Ndihem sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim është tashmë plot aventura dhe histori për t’u mbajtur mend. Topi im i parë, ekipi im i parë, goli im i parë … Koha ikën!”, tha ai.

Nga Madeira në Lisbonë, nga Lisbona në Manchester, dhe nga Manchester në Madrid, nga Madridi në Torino, por mbi të gjitha, nga thellësia e zemrës time nëpër botë”, ka shkruar Ronaldo krah fotos, në të cilën shfaqet me fëmijët dhe Georgina.

“Unë kam dhënë gjithçka që kam mundur, kurrë nuk u tërhoqa mbrapsht dhe unë gjithnjë jam përpjekur të jap versionin tim më të mirë të mundshëm. Në këmbim, ju më dhatë dashurinë dhe admirimin tuaj, vëmendjen tuaj dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar.

Dhe për këtë, unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju falënderoj aq sa duhet. Nuk do mund të bëja këtë pa juve. Ndërsa festoj ditëlindjen e 36-të dhe vitin e 20-të si futbollist profesionist, më vjen keq që nuk mund t’ju premtoj edhe 20 vite të tjera nga kjo”, ka shtuar më tej ai.

Ndërsa në fund, Ronaldo i ka premtuar adhuruesve të tij se do të jap 100% e tij.

“Por ajo që unë mund të ju premtoj, është se për sa kohë që vazhdoj të luaj, ju kurrë nuk do të merrni më pak se 100% nga unë! Faleminderit edhe një herë për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për mesazhet tuaja të mira gjatë kësaj dite. Kjo do të thotë shumë për mua dhe të gjithë keni një vend të veçantë në zemrën time”, ka përfunduar Cristiano Ronaldo./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!