Konfiskimi i 60 mln eurove pasuri, Kim: SPAK dënoi kriminelët, pjesë e dosjes famëkeqe 339

schedule19:06 - 5 Shkurt, 2021

schedule 19:06 - 5 Shkurt, 2021

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë ka reaguar në lidhje me konfiskimin e pasurive të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, me vlerë 60 milionë euro në Lezhë.

Ambasadorja e quan sekuestrim dhe dënimin e 11 personave si shembull të drejtësisë së re, duke shtuar se shpreson që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate.

Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!