1,195 raste të reja me koronavirus janë raportuar ditën e sotme në Greqi.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 19 pacientë kanë humbur jetën.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve me Covid që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 162 107 të prekur, 51.9% e të cilëve janë burra.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 246 persona ndodhen në intubim, ndërsa 1155 pacientë janë shëruar që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al/