Një lajm shumë i mirë për tifozët në Itali. Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, Federata Italiane e Futbollit po harton një plan që dyert e stadiumeve të rihapen në pranverë si dhe gjatë kampionat europian.
Komiteti Teknik Shkencor Italian takoi krerët e Federatave të Futbollit e Basketbollit, ku diskutuan pikërisht për rikthimin e tifozëve. Një takim i ri mes palëve pritet të zhvillohet sërish brenda 10-15 ditësh. Nëse numri i rasteve me Covid-19 do të mbahet nën kontroll gjatë muajve të ardhshëm, atëherë në pranverë në stadium mund të lejohen deri në 1.000 tifozë.
Ndërsa sipas parashikimeve gjatë Euro 2020 stadiumet mund të happen deri në 30% të kapacitetit të tyre. Katër ndeshje të këtij turneu do të zhvillohen në “Stadio Olimpico” në Romë, ku mes tyre dhe një çerekfinale në datën 3 korrik. /abcnews.al