Humbi 57 kg pas ndërhyrjes tek “Spitali Amerikan”, Linda Deda: Më ka ndryshuar jeta

schedule09:41 - 5 Shkurt, 2021

schedule 09:41 - 5 Shkurt, 2021

Jeta e Linda Dedës ka ndryshuar rrënjësisht pas rënies drastike në peshë. Një vit më parë, Linda i është nënshtruar ndërhyrjes së bypass-it gastrik në “Spitalin Amerikan”, ku ka arritur të humbë 57 kilogramë. Kirurgu turk Burak Koza, pjesë i spitalit u shpreh se është një ndërhyrje që iu ndryshon rrënjësisht jetën pacientëve.

“Ka patur disa pacientë që kanë bërë ndërhyrje, kur kanë ardhur nuk i kam njohur se kanë ndryshuar kaq shumë. Ka avantazhe të jashtëzakonshme. ndryshojnë jetën, cilësinë dhe zgjasin jetën“, u shpreh mjeku.

Linda ishte e ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku tregoi se si e mori vendimin për të bërë një ndërhyrje të tillë. Ajo u shpreh se pesha e tepërt kishte filluar t’i shkaktonte probleme në të ecur dhe me frymëmarrjen.

Të duket ndërhyrje e madhe se është në organet e trupit, nuk është një ndërhyrje estetike. Ishte komplet e kundërta. Iu jap të drejtë familjarëve që shqetësohen para ndërhyrjes, kam ndenjur 5 netë në spital, të gjashtëm kam qenë në shtëpi dhe kam dalë për kafe pasdite. Domethënë se mendova se do t’i kthehesha aktivitetit normal menjëherë me vajtjen në shtëpi dhe se njeriu do të mund të mësonte të jetonte me gramatura të vogla.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!