“Berisha më ka vrarë nënën”, Fatos Nano flet për burgun: Ju tregoj gabimin më të madh në politikë

schedule23:00 - 4 Shkurt, 2021

schedule 23:00 - 4 Shkurt, 2021

Fatos Nano në rrëfimin e tij të rrallë foli edhe për periudhën e tij në burg. Nano u shpreh se burgu për të nuk ka pasur vetëm pasoja negative por dhe pozitive. Si pasojë negative ai quan vdekjen e nënës, e cila ndërroi jetë nga një atak kardiak pasi priste me padurim lirimin e tij, por për këtë ai fajëson Sali Berishën dhe e akuzon se i ka vrarë të ëmën. Ndërkohë më tej në Opinion ai u shpreh se efekti pozitiv është që e ka bërë me tolerant dhe i ka mësuar që të mos marrë hak.

Gazetari: Si ka ndikuar burgu në jetën tuaj?

Fatos Nano: Ka ndikuar në mënyrë kontradiktore.

Gazetari: Në ç’kuptim?

Fatos Nano: Në planin njerëzor më ka sjell tek ky që jam. Më ka bërë më tolerant, më ka bërë më të frenuar për të marrë hak.

Gazetari: Më të frenuar për të marrë hak?

Fatos Nano: E kam thënë nga përvoja e burgut, që njeriu qëndron pak në burg, del më shumë revanshist seç ka hyrë.

Gazetari: Se mendon se ka hyrë pa të drejtë.

Fatos Nano: Kur qëndron shumë gjatë në burg, kam frikë se nuk je për gjë.

Gazetari: Të vret në kuptimin figurativ.

Fatos Nano: Kur qëndron për një kohë më të moderuar, në rastin tim ishte rreth katër vite. Është mjaftueshëm për të arsyetuar pse ndodhin gjëra të tilla. Cilat janë arsyet, çfarë duhet bërë që t’i evtiojmë, ky është ndikimi më i madh që ka marrë nga burg, nga burgosja gati 1500 ditore. Të mos harorjmë që ishte në moshën më të mirë në moshën më aktive. Tani vijmë tek ato negativet, Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të bukura të pjekurisë time. 39-44 vjeç. Sali Berisha e kam të regjistruar, këtu dominon… Prandaj të thash që janë kontradikte, Sali Berisha mund të thuhet natyrshëm se më ka vdekur nënat. Sepse nëna ima ditën që u nisa në Prokurori dhe i thash që mund të vonohem ca më tha ‘të kuptoj bir dhe do të pres’.

Gazetari: Çfarë raporti keni pasur me nënën?

Fatos Nano: Si çdo djalë me nënën, kam qenë djalë i vetëm. Do të pres më tha dhe nuk arriti të presi dhe u dorëzua në 1995 kur pati disa incidente kur pritej të lirohej Nano, të cilat i bllokoi Saliu. Por një njeri me zemër siç ishte ajo, ngrohje e ftohje të tilla dhe ajo dha shpirt.

Gazetari: Dhe ju morët pjesë në varrim, i kemi disa pamje.

Fatos Nano: Tani leja që unë mund të marr pjesë në varrim u dha atë ditë në mëngjes. Një natë më para kisha djalin, Sokolin në Bençë dhe i them unë mesa duket nuk vij. Kështu do regjistrojmë një mesazh timin në minikasetë që ti do ta vësh tek mikrofoni në varrim dhe regjistrimi ka qenë “Sali Berisha pse më vrave nënën?”. Dhe djali iku në mbrëmje mori kasetën dhe nuk e dinte që do merrja pjesë dhe tek varri se unë isha pjesë dhe mund të thoja çfarë kisha për të thënë kam thënë:  Falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë që të përcjellë nënën për në banesën e fundit, por do u bëja thirrje që të mos ulni armët vetëm për të vdekurit por dhe për të gjallët. Ja ku përplasen dy efektet e burgut, e para që humba nënën dhe e dyta që u bëra më tolerant. Të mos marrë hak.

Nano tregon gabimin më të madh në politikë: Kam deleguar shumë pushtet

Ish-kryeministri Fatos Nano gabimin më të madh të tij në politikë quan delegimin e pushtetit. Nano thotë se nëse do të ishte sot në qeveri nuk do të delegonte shumë pushtet. Ai thotë se kjo gjë mund të duket paradoksale, por shton se shoqëria nuk është përgatitur për një gjë të tillë.

Gazetari: Nëse ktheheshin mbrapa çfarë do korrigjonit te vetja?

Fatos Nano: Në mënyrë paradoksale sot jam më i sinqertë se çdo herë tjetër. Do korrigjoja atë me të cilën mburrem.

Gazetari: Cila është?

 Fatos Nano: Kam deleguar shumë pushtet.

Gazetari: Sidomos në vitin 1997.

Fatos Nano: Tipari im dallues në politikë ka qenë delegimi i pushtetit.

Gazetari: Këtë e quani gabim?

Fatos Nano: Sot do delegoja më pak.

Gazetari: Kjo tregon që shoqëria e donte kështu apo…

Fatos Nano: Kjo tregon se  shoqëria nuk ka qenë kaq e përgatitur për delegim pushteti pa kontrolle rigoroze, sot Rama i bën në mënyrë teknologjike. Dhe Rama delegon pushtet, por i ka në kontroll të rreptë.

Gazetari: Pra kjo që quhej si arritja më e madhe…

Fatos Nano: Këtë e quaj si arritjen më të madhe timen, por njëkohësisht dhe si defektin më të madh që mund ta kisha korrigjuar në rrugë e sipër.

Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!