Grupi i Tifozëve Kuq e Zi do të rindërtojnë dy qendra shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak, të cilat u shembën nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit të vitit 2019. Projektmarrëveshja e bashkëpunimit me grupimin e tifozëve është miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë.
VENDIMI I PLOTE
MIRATIMIN E PROJEKTMARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE TIFOZËVE KUQ E ZI, PËR RINDËRTIMIN E DY QENDRAVE SHËNDETËSORE NË BASHKITË DURRËS DHE SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Miratimin e projektmarrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Tifozëve Kuq e Zi, për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Autorizimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin për nënshkrimin e kësaj projektmarrëveshjeje.
- Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës e Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
db/Abcnews.al