A mund ta transmetosh virusin pas vaksinimit? Flasin ekspertët

schedule16:03 - 4 Shkurt, 2021

schedule 16:03 - 4 Shkurt, 2021

Ka disa të dhëna paraprake që disa vaksina për koronavirusin mund të jenë në gjendje që ta reduktojnë transmetimin e virusit, edhe pse nuk e eliminojnë atë tërësisht.

“Një mënyrë për ta arritur këtë është duke reduktuar numrin e grimcave virale në trupat e njerëzve,” thotë Keith Neal, profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Nottingham-it.

“Është e qartë që vaksinat janë duke i bërë njerëzit që të jenë më pak të sëmurë, dhe ata (njerëzit) po e prodhojnë më pak virusin, dhe për këtë arsye do të ketë më pak infeksione, por kjo është thjesht një teori.”

Vaksinat e disponueshme të Covid-19 janë gjykuar kryesisht rreth aftësisë që kanë për të parandaluar zhvillimin e simptomave. Tashmë, aftësia e vaksinave për të parandaluar kalimin e virusit po vlerësohet si një pikë përfundimtare dytësore për shumë prej tyre.

Shkencëtarët po kërkojnë të shohin nëse dozat kanë ndikim në normat e infektimit në vendet ku janë shpërndarë gjerësisht.

“Ekzistojnë dy faktorë”, thotë Neal. “Ne kemi karantina dhe një vaksinë. Pra, në të vërtetë është mjaft e vështirë t’i ndash. A është vaksina? A është karantina, apo ka më shumë gjasa një kombinim i të dyjave?” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!