400 vdekje më shumë nga kanceri, shkak dhe Covid

schedule15:52 - 4 Shkurt, 2021

schedule 15:52 - 4 Shkurt, 2021

Nga Ema Shazivari

Pandemia COVID-19, ka ndikuar në vdekshmërinë e lartë nga sëmundja e kancerit. Specialist të shëndetit shprehen se viti 2020 ka qenë tepër i vështirë për pacientët me sëmundje malinje, pasi ka vështirësuar edhe vizitat në spitale.

Mjeku Dritan Ylli thotë se Covid-19 ka ndikuar në përshpejtimin e vdekjes te këta pacientë.

“COVID ka ndikuar në rritjen e vdekjeve nga kanceri në vendin tonë. Sipas të dhënave paraprake përllogaritet që në 2020-ën kanë humbur jetën rreth 400 pacientë më shumë se një vit më parë. Deri në shtatorin e vitit të kaluar, u regjistruan 3 mijë vdekje nga kanceri”.

Covid ka ndikuar dhe në një aspekt tjetër te të sëmurët me kancer. Mjekja onkologe Fatjona Kraja, thotë për abc se shumë prej tyre nuk kryen vizitat e domosdoshme për shkak të mbylljes së vendit. Një tjetër arsye ka qenë dhe frika e infektimit me Covid.

Llojet më të përhapura të kancerit në vendin tonë janë ai i gjirit, te gratë dhe i mushkërive te burrat. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!