Filipçe: Mos i hiqni maskat, në Maqedoni ka 20 lloje të koronavirusit

schedule13:09 - 4 Shkurt, 2021

schedule 13:09 - 4 Shkurt, 2021

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se  situata nga koronavirusi është  e qëndrueshme, por ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe se akoma nuk është koha që të hiqen maskat.

Filipçes në një prononcim për mediat vendase është shprehur se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe se nëse ka përkeqësim të gjendjes epidemologjike, si Qeveri janë të gatshëm për masa të reja.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se në Maqedoni ka rreth 20 lloje të koronavirusit dhe se këto ditë priten rezultatet e hulumtimeve më të reja të ASHAA sa i përket pranisë së virusit britanez.

“Tani kemi gjendje stabile, shpresoj të vazhdojë kështu. E ndjekim gjendjen dhe jemi të gatshëm të ndërmarrim edhe masa të reja epidemiologjike nëse ka përkeqësim të sërishëm. Duhet të jemi të kujdesshëm. Gjendja tani për tani mbetet stabile, spitalet janë zbrazur dhe shfrytëzohen vetëm 30 për qind e kapaciteteve. Me uljen e numrit të të hospitalizuarve, ulet edhe numri i vdekjeve”, tha Filipçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!