NATO dhe Bashkimi Europian mirëpritën zgjatjen me pesë vite të “New START”, një traktat ruso-amerikan për kontrollin e armëve bërthamore.
“Ky është fillimi, jo fundi, i një përpjekjeje për të adresuar kërcënimet bërthamore”, thanë në një deklaratë të përbashkët 30 aleatët e NATO-s, duke theksuar se marrëveshja kontribuon në stabilitetin ndërkombëtar.
Traktati “New START” hyri në fuqi në 2011, duke vendosur një marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë për kontrollet mbi rezervat e armëve dhe lejimin e inspektimeve reciproke.
Ai pritej të skadonte më 5 shkurt, por u rinovua në minutën e fundit nga presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus, Vladimir Putin./abcnews.al