Digjet makina e punonjësit të hipotekës në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

schedule07:05 - 4 Shkurt, 2021

schedule 07:05 - 4 Shkurt, 2021

Një makinë është djegur këtë të enjte në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se makina ëhstë në pronësi të shtetasit Ermal Hoxha punonjës në hipotekën e Vlorës, dhe paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.02.2021, rreth orës 03:25, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Toyota”,  në pronësi të shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!