Në ditën e lindjes, Elvana Gjata iu bëri fansave dhuratën më të bukur

schedule07:29 - 4 Shkurt, 2021

schedule 07:29 - 4 Shkurt, 2021

Një ditë më parë, Elvana Gjata festoi përvjetorin e 34-të të lindjes. Krahas urimeve të shumta, këngëtarja e mirënjohur mori surprizën më të bukur nga prindërit e saj, të cilët i shkuan në derën e shtëpisë me buqetë me lule.

Këtë moment të bukur këngëtarja nuk e ka lënë pa e filmuar dhe e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Por ndërsa të gjithë prisnim dhurata vetëm për Elvanën, ishte ajo që i befasoi fansat e saj në këtë ditë të veçantë për të.

Ajo ka publikuar këngën më të re, një baladë që mban titullin “Thirr”. Publiku e ka pritur mirë këtë projekt të ri, si dhe është shprehur entuziast për rikthimin e Elvanës, e cila ishte shkëputur për pak kohë nga tregu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!