Dyfishimi i të ardhurave lapsus? Basha shpjegon “formulën” në ABC: Rritja brenda 8 vitesh

schedule15:57 - 3 Shkurt, 2021

schedule 15:57 - 3 Shkurt, 2021

Në prezantimin e programit për reformën rregullatore dhe politikën fiskale që Partia Demokratike prezantoi në datë 28 janar një nga premtimet që tërhoqi më shumë vëmendjen duke ngritur shumë pikëpyetje ishte ai për dyfishimin e të ardhurave për frymë, që sot, llogaritet në rreth 4900 euro, PD-ja e premton 10 mijë euro.

Në një intervistë për ABC, pyetur nga gazetari Juxhin Mustafaraj nëse ky ishte një lapsus, Basha theksoi se jo duke shpjeguar propozimin e tij. Basha tha se rritja ekonomike do të bëhet me investime të brendshme dhe të huaja.

Pjesë nga intervista

Juxhin Mustafaraj ABC: Unë në fakt e kam lexuar programin, planin tuaj ekonomik dhe ka qenë një pikë në fakt të cilën e kam konsultuar dhe me ekonomistë: Premtimi apo zotimi për dyfishimin e të ardhurave për frymë. Edhe Zoti Mima në fakt e ka sqaruar që ky është një projekt ambicioz përtej vitit apo një mandate qeverisës të Partisë Demokratike, ka qenë një lapsus përfshirja?

Lulzim Basha: Jo, jo nuk ka asnjë lapsus absolutisht. Ky është synimi ynë politik.

Juxhin Mustafaraj ABC: Si mund të arrihet ky zotim?

Lulzim Basha: Synimi ynë politik është dyfishimi I të ardhurave të shqiptarëve. Ne besojmë se me programin tonë ekonomik, do të kthejmë, jemi të bindur që do të kthejmë rritjen ekonomike në Shqipëri, investime të brendshme dhe të huaja në nivele të para katastrofës së 8 viteve të Edi Ramës dhe sipas gjithë përllogaritjeve tona këto do të mundësojnë që ekonomia të garantojë një rritje të tillë të punësimit dhe të mirëqenies që brenda një periudhe jo më shumë se 8 vjeçare pra brenda 2 mandateve ne të arrijmë të dyfishojmë të ardhurat e shqiptarëve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!