Një 33-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Spanjë, por në Tiranë mbërriti pa zemër. Mësohet se Saimir Sula jetonte në Spanjë me motrën e tij.
Në maj të vitit 2020 i riu shkoi për test COVID-i dhe rezultoi negativ, i bënë ekzaminime të tjera. Në dosjen e siguruar nga abcnews.al bëhet me dije se mungesa e zemrës në trupin e 33-vjeçarit u konstatua në Tiranë.
Në deklarimin e saj Majinda Sula ka shpjeguar se i ndjeri vëllai i saj ka ndërruar jetë në Hospital Del Mar, Barcelonë Spanjë. Herën e fundit që 33-vjeçari ka shkuar ne Spanjë, ka qene në muajin shkurt te vitit 2020, gjendja e tij shëndetësore ishte e mire.
Siç shpjegohet në dosje qëllimi i vajtjes në Spanje të të ndjerit, ishte që të punësohej atje. Motra sqaron se vëllai i saj mjekohej me antipsikotik edhe diazepan për gjumë. Siç thotë motra, vëllai ndërmjet periudhës prill-maj është ndjekur nga psikiatrja Ana Martin, duke shkuar çdo ditë në shtëpi, pra duke e ndjekur rregullisht me problematiken që kishte.
Majlinda deklaron se i riu, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por vitin e fundit nuk konsumonte më, pasi kishte filluar mjekimin.
Ndërkohë, pasditen e 8 majit 2020 Saimiri kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje i verifikua se nuk kishte COVID, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital.
Në dosjen hetimore zbulohet se ai i ka shkruar motrës mesazhe të dhimbshme si “Hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes”.Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar. Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte, dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore.
Spitali i Barcelonës e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu. Ndërkohë, motrës që ka zbuluar mungesën e zemrës pasi trupi i vëllait të saj ka mbërritur me avion nga Spanja.
Motra thekson faktin se nga ana e saj dhe e familjarëve te tyre, nuk është bërë në mënyrë kategorike, ndonjë dhurim “zemre”, apo të jetë dhënë ndonjë autorizim për marrjen e organeve të të ndjerit vëllait të saj. Sipas dosjes së hetimit, në funksion të hetimit është bëre këqyrja e kufomës, në ambientet e morgut të I.M.L-se,Tirane ku nga këqyrja nuk janë konstatuar shenja dhune/ dëmtime. Nga ekzaminimi në trupin e Saimirit është vëne re mungesa e zemrës.
“Në mungesë të ekzaminimit të zemrës, i cili është një organ jetik dhe i rëndësishëm nuk mund të përcaktojmë shkakun e vdekjes së viktimës me saktësi shkencore. Në gjakun e viktimës nuk u zbuluan metabolite të medikamentit haloperidol”, thuhet në dosje.
Lidhur me këtë çështje, prokuroria shqiptare i ka nisur një letërporosinë autoriteteve spanjolle në lidhje me Saimir Sulës. Në letërporosinë e zbardhur nga abcnews.al, prokuroria shqiptare ka 10 kërkesa për autoritetet spanjolle, mes të cilëve edhe të gjendet shkaku pse mungon zemra e shtetasit Saimir Sulës.
Kërkesat e prokurorisë:
- Te administrohet akti i eskpertimit definitiv/përfundimtar i bërë nga Autoritetet Spanjolle, për tëndjerin Saimir Sula, ne te cilin është pasqyruar shkaku i vdekjes se te ndjerit ne Spitalin Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje.
- Te verifikohet dhe te administrohen dokumenta spitalore, duke filluar nga data 08.05.2020 dhe ne vazhdim per te ndjerin Saimir Sula, ne lidhje me arsyet e shtrimit/ hospitalizimit te këtij pacineti?
- Te informohemi ne lidhje me arsyet e mungeses se zemres se te ndjerit Saimir Sula, referuar aktit te ekspertimit mjeko- ligjor Nr 540, dt 07.10.2020 te kryer nga I.M.L.Tirane, mbi ekzaminimin e kufomes se shtetases Saimir Sula.
- Te komunikohet dhe te merret deklarim stafit/ personelit mjekesor te spitalit Hospital Del Mar, me adrese “Passeig Maritim de la Barceloneta Nr 25, 29 Kodi Postar 08003, Barcelone Spanje, (apo dhe spitaleve te tjera ), ne lidhje me arsyet e parqitjes ne urgjencën e spitalit me date 08.05.2020 te te ndjerit Saimir Sula, diagnozen e shtrimit dhe mj
- Te komunikohet dhe te merret deklarim Mjekes Irene Petit, qe ka komunikuar me shtetasen Majlinda Sula (mota e te ndjerit).
- Te merren shpjegime Mjekes Psikiatre Ana Martin, qe ka ndjekur pacientin ndermjt Muajit Prill dhe Maj 2020, mjeke psikiatre pranë Spitalit Sant Pau, ne Barcelone, Spanje, ne lidhje me diagnozen e pacientit si dhe cdo te dhene tjeter per kete pacient.
- Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka komunikuar ne telefon me motren e te ndjerit nga numri i spitalit 0034-649288801, rreth ores 12.08 min AM.
- Te verifikohet se kush ka qene mjeku qe ka konaktuar ne telefon oteren e te ndjerit Saimir Sula nga numri 0034-932209586,rreth ores 15.00?
- Kerkojme nga ana juaj, te informohemi nese nga Autoritetet e Drejtese se Spanjolle, kane filluar hetime ne lidhje me rastin objekt hetimi nga ana jone? Nese po jeni te lutur te na vini ne dispocion kopje te ketyre akteve?
- Te kryhen hetime dhe verifikime ne lidhje me cdo dokumentacion tjeter qe cmohet i nevojshem ne lidhje me rastin objekt hetimi.
g.v/abcnews.al