Situata në gjimnazin e fshatit Buçimas në Pogradec është e rëndë. Shkolla është mbyllur dhe do të vijojë të qëndrojë edhe nesër, pasi dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë.
Bëhet fjalë për 5 mësues, drejtoresha dhe nëndrejtoresha, tre nxënës, sanitarja dhe sekretarja e gjimanzit.
Pas kanë shfaqur shenjat ata janë karantinuar. Gjendja shëndetësore është e stabilizuar, dhe janë marrë mostra dhe të pjesës tjetër. Nga përgjigjet rezulton se numri total i të infektuarve mbetet 10. g.v/abcnews.al