Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke ka publikuar fotografi të katër avionëve “Rafale” në bazën e Tanagras. Katër avionët janë transferuar nga Egjipti në Greqi pasi këta të fundit do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake dypalëshe gjatë ditëve në vijim në kuadër të rritjes së bashkëpunimit.
Greqia do të blejë 18 avionë ushtarakë “Rafale” nga Franca, me të cilët synon që të balancojë supremacinë turke në rajon.
Një ditë më parë, mediat greke shkruanin se me mbështetjen e Francës nuk do të kishin më probleme nga Turqia duke nxjerrë edhe tituj të fortë të tipit: Erdogan, ktheji sytë tani nag Egjeu!. /abcnews.al