Juventusi fitoi mbrëmë ndaj Interit dhe bëri një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Italisë. Bardhezinjtë i fiksuan shifrat në 1-2 dhe shkojnë më të qetë në ndeshjen e dytë.
E mbrëmshmja nuk ishte ditë dhe ndeshje normale për Gianluigi Buffon. Mbrëmjen e djeshme legjenda bardhezi mbushi 43 vjeç dhe në përvjetorin e ditëlindjes së tij kapi edhe një tjetër shifër jubilare.
1100 – Gianluigi #Buffon will play tonight his 1100th match among clubs and Italy. Infinity.#InterJuventus #CoppaItalia #InterJuve pic.twitter.com/fOHMcVCujj
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) February 2, 2021
E mbrëmshmja ishte ndeshja numër 1100 për Buffon në karrierë me klubet dhe me kombëtaren. Ai ka luajtur 679 ndeshje me Juventusin, 220 me Parmën, 25 me PSG dhe 176 me kombëtaren e Italisë. /abcnews.al