Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur programin qeverisës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.
Kurti në programin qeverisës thotë se leja prindërore do të jetë 12 muaj për të dy, burrë dhe grua.
Lexo edhe: Fshihet emri i Albin Kurtit, Vjosa Osmani kryeson listën e Vetëvendosjes
“Pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe shteti do të jetë pjesëmarrës për pagesë dhe këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit”, tha Kurti, raporton Gazeta Ekspres.
Ai madje tha se nënat që janë të papuna, në 6 muajt e parë të lehonisë do të paguhen me nga 250 euro./ Abcnews.al