Mattarella, thirrje ish-kreut të Bankës Qendrore Evropiane për të shpëtuar vendin nga kriza

schedule22:50 - 2 Shkurt, 2021

schedule 22:50 - 2 Shkurt, 2021

Presidenti italian Sergio Mattarella thirri ish-kreun e Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi për bisedime të mërkurën dhe duket i sigurt se do t’i kërkojë të formojë një qeveri të unitetit kombëtar për të trajtuar krizat e koronavirusit dhe atë ekonomike.

Mattarella bëri lëvizjen e tij vetëm disa minuta pasi iu tha se bisedimet për të shpëtuar koalicionin e mëparshëm qeverisës kishin dështuar.

“Unë kam një detyrë, t’u bëj thirrje të gjitha forcave politike (për të mbështetur) një qeveri të profilit të lartë,” tha kreu i shtetit në Itali.

Draghi është kredituar gjerësisht për tërheqjen e zonës së euros nga pragu i kolapsit në 2012, duke u zotuar të bënte “gjithçka që duhet” për të shpëtuar monedhën e vetme evropiane.

Ai është “zhdukur” kryesisht nga sytë e publikut që kur mandati i tij në Bankën Qendrore Evropiane përfundoi në tetor 2019, por emri i tij është shfaqur si një kryeministër i mundshëm në javët e fundit duke pasur parasysh trazirat shëndetësore, ekonomike dhe politike që godasin Italinë.

Italia, vendi i parë evropian që u goditet rëndë nga virusi, ka regjistruar më shumë se 89,000 raste fatale që nga shpërthimi i pandemisë shkurtin e kaluar, numri i dytë më i lartë në Evropë dhe i gjashti më i lartë në botë. sb/abcnews.al/