Manastirliu: 51 mjekë e infermierë që shëruan pacientët me COVID të mbrojtur pas dozës së dytë

schedule15:51 - 2 Shkurt, 2021

schedule 15:51 - 2 Shkurt, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë foto nga procesi i vaksinimit për dozën e dytë që nisi sot në stadiumin “Air Albania”. Manastirliu thotë se është e kënaqur që Najada Çomo, Tritan Kalo, Entela Kolovani dhe 48 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID janë sot të mbrojtur.

“Jam shumë e kënaqur që prof. Najada Çomo, prof. Tritan Kalo, dr. Entela Kolovani, 48 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID, që kanë shëruar pacientë nga e gjithë Shqipëria në këto 11 muaj të vështirë, sot janë më të mbrojtur nga COVID19, pasi kanë kryer dozën e dytë të vaksinës antiCOVID në Stadiumin Air Albania”, shkruan ministrja.

Manastirliu tha sot se do të vijojë procesi i vaksinimit për 650 mjekët dhe infermierët që kanë marrë dozën e parë. Ajo u shpreh se janë tre skenarë për këtë proces duke shtuar se me ardhjen e dozave të tjera brenda muajit Shkurt që sipas saj janë 40 mijë në total, do të nisë vaksinimi për të moshuarit./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!