Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kritikat e Ahmetajt për programin, Basha: Nga Nusreti e tha? Kishte shkuar sërish

schedule13:57 - 2 Shkurt, 2021

schedule 13:57 - 2 Shkurt, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i cili deklaroi më herët se opozita do të dështojë me programin ekonomik.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Basha me ironi i përmendi, ministrit restorantin e Nusretit. Sipas Bashës Rama dhe Ahmetaj ajnë ata që kanë dështuar në tetë vite dhe se nuk kanë mbajtur asnjë premtim të dhënë.

“Nga e tha nga Nusreti. Se më thanë që ishte sërish atje. Nuk merrem me njerëz të dështuar, kanë 8 vite që dështojnë. Edi rama i pari dhe Arben Ahmetaj më kryesori. Tetë vite këta kishin gjithçka në dorë. Këta punuan për veten e tyre dhe një grusht njerëzish. Këta janë arsyeja që Shqipëria ka paktën me ndihëm më të vogël. Këta janë arsyeja pse shtresa e mesme taksohet më shumë. Këta janë arsyeja pse mjerimi dhe varfëria ekstreme është dyfishuar. Tetë vite më thoni një premtim që kanë mbajtur. Nuk ka shqiptar që ti përgjigjet. Bilanci zero, program nuk ka. Çfarë do bëjë, do më sulmojë mua dhe ekipin tim. Shënoji se tre muaj vetëm këto do dëgjoni nga ai. Është i mbaruar më 25 prill është i paketuar, Shqipëria firon, Edi Rama humb”, tha Basha.

Lexo edhe: Pakt për të çuar LSI për skrap? Basha: Gërr-vërret e një njeriu që e di që me 25 Prill është i ikur

Më tej, kryedemokrati shtoi se kryeministri pranoi sot që taksa progresive ishte shkatërrimtare për ekonominë. Basha iu referua deklaratës së Ramës sot, i cili tha se do të rishikojnë taksën 23% mbi pagën.

“E pranoi siç e kanë pranuar edhe ndërkombëtarët se taksa e tij progresive ishte shkatërrimtare për vendin”, tha Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!