Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mund të kalonte te Juventusi, Manaj anuloi shkëmbimin mes klubeve

schedule10:59 - 2 Shkurt, 2021

schedule 10:59 - 2 Shkurt, 2021

Rey Manaj kishte mundësi të transferohej te Juventusi i Giacomo Vrionit në merkaton e muajit të shkuar. Nga Italia mësohet se Juventusi dhe Barcelona gjetën akordin për të transferuar yllin e kombëtares sonë, por në fund ka qenë vetë Manaj, që ka ndalur gjithçka dhe ka vënë veton e qëndrimit në Barcelonë.

 

Ai nuk do të bashkohej menjëherë me ekipin e parë të Juventusit, por do kalonte në skuadrën e U23, çka është edhe arsyeja përse lushnjari e ka refuzuar këtë lëvizje. Ai do të ishte pjesë e marrëveshjes për të dërguar në Barcelonë portierin Franco Israel, i lindur në vitin 2000.

Kartonët e dy lojtarëve vlerësoheshin përkatësisht nga 8-10 milionë euro, çka i ndihmonte klubet të rregullonin bilancet e tyre në aspektin e ndershmërisë financiare. Manaj nuk ka pasur arsye të bashkohej me bardhezinjtë dhe ka vendosur të qëndrojë në Katalunjë. Kujtojmë se ai është rritur në akademinë e Interit, armikut të betuar të Juves. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!