Arrestohet në Burrel 22 vjeçari i njohur si problematik në familje

schedule10:56 - 21 Gusht, 2018

schedule 10:56 - 21 Gusht, 2018

Një 22 vjeçar i njohur si njeri problematik në marrëdhëniet familjare është arrestuar nga Policia e Burrelit për armëmbajtje pa leje. Ai është Geg Gjini, nga Stojan-Ulëza i cili ka qenë shoqëruar disa herë nga Policia për konflikte në familje,  si dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje. Kane qenë qytetarët që kanë sinjalizuar policinë se i riu kohët e fundit kishte gjetur dhe mbante në shtëpi armë zjarri pa leje.

Njoftimi i Policisë Burrel

Bashkëpunimi i mirë me qytetarët , çon në pranga një shtetas që mbante armë zjarri pa leje. Arrestohet 22 vjeçari, i cili mbante armë zjarri kallashnikov  pa leje në banesë. 22 vjeçari i njohur si problematik në marrëdhëniet familjare(konflikte familjare) , i shoqëruar disa herë nga Policia. Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 27 fishek

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi:

Geg Gjini, 22 vjeç, banues në Stojan-Ulëz.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore dhe ato të ardhura nga qytetarët se  ky shtetas dyshohej se kohët e fundit mund të kishte gjetur dhe  mbante armë zjarri pa leje,  nisur edhe nga fakti që ky shtetas ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje,  si dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit  ka  organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku ka gjetur të fshehur në një magazinë  një armë zjarri automatik me 27 fishekë.

Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal. /abcnews.al