Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pritur mirë në komunën e Skenderajt. Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.
Në një video të siguruar nga Gazeta Express, këta të fundit shihen duke e gjuajtur me vezë kreun e VV-së, i cili kishte shkuar atje për fushatë. Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skënderaj. / Abcnews.al