Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me UÇK-në dhe se kush nuk është përfaqësues i denjë i UCK-së në politikë.
Në një prononcim për mediat në Kosovë, Haradinaj është shprehur se UÇK janë familja e Jasharajve, e dëshmorëve, të invalidëve, ushtarët e të gjithë.
“Nuk janë partitë trashëgimi e UÇK-së. UÇK është e krejt Kosovës. Janë djemtë e vajzat që e kanë pranuar vdekjen për ta mbrojtur familjen. Përulem para tyre”, është shprehur Haradinaj.
Ndër të tjera ai ka treguar se si komandat nuk e ka lëshuar zonën e luftimeve asnjëherë, që nga pranvera e ‘98 deri në verë të ’99./abcnews.al