Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Publikohet ekstrakti i 5-të i listave zgjedhore të 25 Prillit

schedule08:44 - 1 Shkurt, 2021

schedule 08:44 - 1 Shkurt, 2021

Ministria e Brendshme ka publikuar, ekstraktin e pestë të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.  Zyrat e Gjendjes Civile në bashki apo njësi administrative duhet të printojnë ekstraktin e përbërësve zgjedhore sipas vendbanimit dhe qendrave të votimit, nën juridiksionin e tyre territorial.

Ky ekstrakt, si edhe katër të parët, do firmoset nga kryetari i Bashkisë dhe publikohet në ambientet e bashkive në vende me hyrje të lirë të aksesueshme për qytetarët ku çdokush mund të verifikojë emrin në listë.

Nga data 3 shkurt 2021, DPGJC do të nisë verifikimet për publikimin e listës së pestë të zgjedhësve. Çdo qytetar mundet të verifikojë edhe online emrin në listën zgjedhore, përmes portalit qeveritar e-Albania

Ministria e Brendshme njofton se për çdo paqartësi ose problem që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse ose në adresat zyrtare të MB.

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 5 Tetor 2020, ekstrakti i dytë në 2 Nëntor 2020, ekstrakti i tretë në 1 dhjetor 2020, ekstrakti i katërt në 4 Janar 2021./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!