Politologu: Rama s’po bën kryeministrin, po qeveris si “kryebashkiak” i Shqipërisë

schedule08:37 - 1 Shkurt, 2021

schedule 08:37 - 1 Shkurt, 2021

Politologu i njohur Adri Nurellari, i ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” u shpreh se kryeministri është i interesuar për të mbajtur pushtetin dhe jo për të qeverisur. Nurellari tha se Rama nuk ka ndërmarrë asnjë nismë ligjore, ndërsa shtoi se nuk po sillet si një kryeministër po si një “kryebashkiak” i vendit.

Mesa duket profesioni i vetëm që ka bërë me pasion është kryebashkiaku. Se nuk mund ta shohësh kryeministrin mëngjes, drekë dhe darkë me një fatkeqësi si tërmeti duke iu tunduar çelësat njerëzve që kanë nevojë për një strehë dhe të kalojë gjithë javën me këtë sjellje prej lëmoshe.

Nuk e shikojmë të merret me reforma, nisma ligjore, ndryshime rrënjësore. Nuk e bën rolin e kryeministrit, është kryebashkiak i Shqipërisë.“, tha ndër të tjera Nurellari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!