“Kemi besim në vete”, Koeman: Messin duan ta lëndojnë, gabim i madh

schedule09:15 - 1 Shkurt, 2021

schedule 09:15 - 1 Shkurt, 2021

Barcelona mori revanshin mbrëmjen e djeshme ndaj Athletic Bilbao për humbjen në Superkupë dhe fitoi me shifrat 1-2, duke marrë tre pikë të rëndësishme dhe marrë vendin e dytë në renditje.

Leo Messi dhe Antoine Griezmann shënuan për katalanasit, teksa pas ndeshjes për mediet foli trajneri Ronald Koeman. Holandezi kishte kritika të ashpra për nxjerrjen e kontratës së Messit në publik dhe e cilësoi atë si një tentativë për të destabilizuar Leon dhe klubin.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe arritëm edhe të shënonim. Në të dytën ditëm të vuajmë dhe pësuam një gol fatkeq. Arritëm të shënojmë sërish dhe e merituam fitoren. Kemi fituar më shumë besim. Është e rëndësishme të renditemi të dytët.

Është distancë e madhe me Atleticon, por ishte e rëndësishme të ishim të dytët. Leo është mbresëlënës për një kohë të gjatë dhe ne të gjithë e dimë se ai është më i miri në botë. Ai ka bërë shumë për këtë klub dhe sot shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Leo duhet të respektohet. Ajo që ndodhi është me qëllim të keq dhe tentativë për ta lënduar Messin. Është e rëndësishme të jemi të bashkuar në punën tonë. Të harrojmë çfarë shkruhet nëpër medie, megjithëse është e vështirë. Pa Leon ne nuk mund të synojmë për shumë gjëra. Sot ai tregoi se përkundër gjithë atyre fjalëve e kritikave ai u përfshi maksimalisht në lojë.

E dija se nuk do të ndikonte te ai. Nuk e di nëse Messi do të largohet, por do të përpiqemi të zbulojmë sesi ajo kontratë doli në shtyp. Nëse e ka bërë dikush brenda klubit, është diçka shumë e keqe. Ai, që e ka bërë nuk mund të ketë të ardhme në këtë klub”, u shpreh Koeman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!