Lidhja e Rita Orës me Romain Gavras nuk është në ditët më të mira. Mediat e huaja shkruajnë se marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar pasi u detyruan të jetonin të ndarë për shkak të Covid-19. Një burim u shpreh se autorja e hitit “Hot Right Now” po ndjek rregullat, por kjo gjë e ka mbajtur larg 39-vjeçarit.
Ndërkohë, Rita ka në plan të udhëtojë drejt Australisë për shkak të “The Voice”. “Ata po përpiqen të jenë larg njëri-tjetrit. Është e vështirë të mos dish kur do të lehtësohen kufizimet. “Gjërat midis tyre kane qenë të tensionuara pas polemikave mbi festën për 30-vjetorin dhe të gjitha kritikave që mori.”, tha një burim për “The Sun”.

Këngëtarja është në lidhje me regjisorin francez të filmit për më shumë se gjashtë muaj. Çifti u fotografuan së fundmi së bashku në nëntor. Madje, një unazë që Ora mbante në gisht nxiti thashethemet se dyshja mund të kenë hedhur një hap drejt fejesës, po ky lajm nuk është konfirmuar deri më tani. /abcnews.al
![E keqja për më keq: Rita Ora dhe i dashuri i saj Romain Gavras thuhet se po luftojnë në marrëdhëniet e tyre ndërsa kriza COVID-19 po zhvillohet [në foto verën e kaluar]](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/01/31/10/38694834-0-image-a-20_1612088684091.jpg)
![Flouters: saidshtë thënë që çifti janë 'nën tension' pas vrajes së diskutueshme të rregullave të bllokimit të Ritës [foto nëntorin e kaluar, muajin kur ajo theu një varg kufizimesh]](https://i.dailymail.co.uk/1s/2021/01/31/10/38694822-0-image-m-23_1612089280188.jpg)

