Fshati turistik i Dardhës në Korçë vijon që të jetë destinacioni i preferuar i të gjithë shqiptarëve gjatë muajve të dimrit.
Gazeta Ledjona Xheladinaj raporton për ABC se vizitoret më të shumtë janë në pistën e skive në Dardhë ndërsa brenda në fshat nuk ka shumë lëvizje.
Gjithashtu ajo ka theksuar se e njëjta situatë paraqitet dhe në Voskopojë ku qytetarët dynden për të kaluar disa ore larg rutinës së përditshme.
Ndër të tjera mësohet se këtë fundjave kushtet e motit kanë favorizuar dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve pasi reshjet kanë qenë të pakta. /abcnews.al