Një gol në minutën e nëntë shtesë i dhuroi Kupën Libertadores ekipit të Palmeiras. Në mitikun “Maracana” të Rio De Janeiros u përballën Palmeiras dhe Santos, në një finale e gjithë braziliane.
Një përballje e fortë dhe tepër e luftuar, teksa emocionet ishin ruajtur për në minutat shtesë të takimit. Breno, mesfushori 24-vjeçar i Palmeiras, realizoi golin e fitores në minutën e 90+9′.
Dalje e pasigurt e portierit të Santos dhe finalizim i bukur me kokë i Brenos, i cili i dhuroi Palmeirasit trofeun më të madh të futbollit të Amerikës Latine për herë të dytë në histori (e fituan për herë të parë në vitin 1999).
Dy minuta para golit nuk mungoi tensioni, çka solli largimin me karton të kuq të Cuca, trajnerit të Santos. Plot 15 minuta shtesë u akorduan në këtë finale, teksa në fund pati festë në kampin e Palmeiras dhe lot te Santos. /abcnews.al